Shkup, 17 maj – Skena politike shqiptare drejt kristalizimit në dy blloqe pasi Taravari braktisi qeverinë. Profesori universitar Sefer Tahiri vlerëson se njëri bllok do të jetë I opozitës Frontit Evropian, të cilët do të artikulojnë kërkesa opozitare dhe, blloku I pushtetit në format të reduktuar. Sipas Tahirit, VLEN do të përpiqet të tërheqë ndonjë deputetë të opozitës kah vetja.
“Me siguri do të tentohet të bëhet ajo që quhet tanimë dhe është e pranishme edhe në Kosovë si diskurs, pra peshkimi i deputetëve të palëve kundërshtare dhe me siguri kjo do të ndodh. Mund të priten kalime të deputetëve të opozitës drejt pushtetit, por natyrisht jo në numër shumë të madh sa që pretendojnë partitë në pushtet dhe mendoj se aktiviteti apo loja politike në të ardhmen do të zhvillohet në këto relacione: një pushtet i cili ka parti politike shqiptare të cilat nuk kanë numër të madh të deputetëve dhe një opozitë e fuqishme e cila si duket po rirreshtohet po rigrupohet dhe në një farë mënyre pozicionimi i Taravarit në këtë bllok, atë e bën edhe më të fuqishme në kuptimin e numrave të deputetëve.”, u shpreh profesori universitar Sefer Tahiri.
Tahiri: Zgjedhjet parlamentare pas lokaleve
Sipas Tahirit deri në zgjedhje lokale vendi mund të qeveriste nga VLEN, VMRO – DPMNE dhe partija E DI. Por, pastaj mund tëhapen mundësitë për zgjedhje të parakohshme parlamentare thotë Tahiri, pasi veçmë është zbehur legjitimiteti i qeverisë në përmbushjen e premtimeve të dhëna.
“Pas zgjedhjeve lokale, varësisht nga rezultati i zgjedhjeve lokale do të hapen mundësitë apo do të shihen alternativat tjera për vazhdimësinë e proceseve këtu tek ne. Deri më tani kjo qeveri është dëshmuar se nuk është shumë e gatshme që të përfshijë në programin dhe në realizimin e projekteve qeveritare kërkesat politike të partive politike shqiptare sa i përket çështjes së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Shohim që edhe sa i përket gjuhës ka hezitime dhe të gjitha këto dëshmojnë se qeverisja në njëfarë mënyre tenton të imponoj një dinamikë të politikbërjes e cila është në favor të partisë e cila e ka shumicën e deputetëve.”, tha Tahiri.
Ndërkohë nga VLEN kanë shfaqur sigurinë se qeveria është stabile, ndërkaq hisja e ASH-së së Taravarit do t’u mbetet atyre. Tahiri thotë se emërimet e reja të ministrave do të kryhen shumë shpejtë përmes rrugës parlamentare, edhe pse vazhdon të mbetet i paqartë pozocionimi i zëvendës kryeministrit për qeverisje të mirë, Arben Fetai.