U filmua teksa tërhiqte kalin me makinë, gjobitet 37-vjeçari në Vlorë

nga D V

Një 37-vjeçar, banues në fshatin Mavrovë të Vlorës, është proceduar penalisht pas qarkullimit të një videoje ku shihej se ai po tërhiqte me makinë një kafshë (kal), në Selenicë të Vlorës.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se është verifikuar dokumentacioni i automjetit të shfaqur në video dhe pas konstatimit të disa shkeljeve të Kodit Rrugor, ky shtetas është gjobitur me masë administrative në vlerën 110000 lekë, ndërsa automjeti tip “Benz” është konfiskuar.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë, Selenicë-Bazuar në pamjet e publikuara në portalin JOQ, ku shihet një shtetas duke tërhequr me makinë një kafshë (kalë) në zonën e Selenicës, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë kanë nisur menjëherë verifikimet, ku bën të mundur identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit tip “Benz”, shtetasit G. H., 37 vjeç, banues në fshatin Mavrovë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi G. H. është proceduar penalisht për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Njëkohësisht, nga Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë është verifikuar dokumentacioni i automjetit të shfaqur në video. Pas konstatimit të disa shkeljeve të Kodit Rrugor, shtetasi G. H. është gjobitur me masë administrative në vlerën 110000 lekë, ndërsa automjeti tip “Benz” është konfiskuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe publikimin e rasteve të tilla, si dhe i bën thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë pa hezitim çdo rast të ngjashëm, duke kontribuar në mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, në ruajtjen e sigurisë publike dhe në forcimin e rendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More