Nisi “Roja e gjuhës”, Fronti Europian vendosi tendat para Gjykatës Kushtetuese

nga Xh M

Shkup, 8 dhjetor – Ashtu siç paralajmëroi Arbër Ademi nga Fronti Evropian, mbrëmjes e sotme para Gjykatës Kushtetuese u vendosën tenda, karrige e kaloriferë, dhe nisi e ashtuquajtura iniciativa “Roja e gjuhës”, përcjell TV21. Fillimisht, policia tentoi ndërrimin e lokacionit për vendosjes së tendave, por që pas sqarimit nga ana e Arbër Ademit dhe deputetit Blerim Bexheti, tendat sërish u vendosën para godinës së Kushtetueses. Në konferencën paraprake për shtyp, Ademi tha se qytetarët do të qëndrojnë ditë e natë në tenda, deri më 11 dhjetor, kur pritet që Kushtetuesja të vendosë mbi nismën për kontestimin e Ligjit për Gjuhët. Ndërkohë, Ademi ftoi qytetarët nga etni dhe fe të ndryshme, t’i bashkëngjiten nismës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More