Tre trupa të pajetë janë gjetur në një fshat të Negotinës

nga Xh M

Negotinë, 8 dhjetor – Tre trupa të pajetë janë gjetur sot në fshatin “Cërveni Bregovi” të Negotinës. Këtë informacion e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Publike-Kavadar.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kavadar ka kryer hetime në vendngjarje në fshatin “Cërveni Bregovi” të Negotinës, ku në një shtëpi të vogël që përdorej si objekt i improvizuar fetar, janë gjetur tre trupa të pajetë, mes tyre dhe një fëmijë 14 vjeç. Gjatë hetimit fillestar, është konstatuar se tek personat nuk janë konstatuar gjurmë dhune.

Trupat e pjetë me urdhër të Prokurorit publik dërgohen për obduksion. Gjithashtu prokurori ka dhënë urdhër për ekzaminimin e gjendjes së rregullt të aparatit të gazit në të cilin janë ngrohur personat, tanimë të ndjerë”, njoftojnë nga Prokuroria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More