Në Shkup sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të protestës

nga D V

Shkup, 10 dhjetor – SPB Shkup njofton se për shkak të mbajtjes së protestave, sot me fillim nga ora 14.00, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në udhëkryqin ndërmjet bulevardit “Nikolla Karev” dhe rr.”Prohor Pçinjski” në Shkup.

Gjithashtu, me fillim nga ora 16:00, për shkak të mbajtjes së marshit protestues, Njësiti për siguri në trafikun rrugor në SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të komunikacionit.

“Gjegjësisht, rruga e mbajtjes së marshit do të zhvillohet para Ministrisë së Mjedisit Jetësor në rr.”Filipi i Dytë i Maqedonisë”, drejt Kuvendit të RMV-së në rr.”11 Tetori”, drejt rr. “Dimitrie Çupovski”, drejt rr.”Vasil Gllavinov” dhe drejt bul.”VMRO” deri para Qeverisë së RMV-së në bul.”Ilinden”.

SPB Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët t’i respektojnë urdhrat të cilat vijnë nga pjesëtarët e policisë, thuhet në kumtesën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More