Shkup, 16 dhjetor – Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, në rrugë kryesisht të lagështa, njofton LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM raporton për vendosje të regjimit të përkohshëm të trafikut në rrugën rajonale Р1306, aksi Prilep – Krushevë – Slladuevë, për shkak të fillimit të aktiviteteve ndërtimore nga projekti për sanimin e dëmeve në rrugë.
“Për shkak të kësaj, nga 16 dhjetori i vitit 2024 e deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore, ky aks rrugot do të jetë tërësisht i mbyllur, në shtegun nga Konjare e Vogël deri në Krivogashtanë. Trafiku do të zhvillohet nëpër një aks tjetër në përputhje me sinjilizimin e vendosur rrugor, konform Lejes për ndryshim të përkohshëm të regjimit rrugor dhe Projektit qarkullues”, informojnë nga LAMM.