Dëshmia ne Nuredin Dumanit në gjykatë, gazetarja Lala zbardh detaje: Ka patur përplasje në sallë!

nga Xh M

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje në lidhje me seancën gjyqësore në GJKKO për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë”, të cilët ranë në prangat e policisë pasi Nuredin Dumani vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë, duke zbardhur shumë ngjarje kriminale.

Sipas Lalës, në sallën e gjyqit ka pasur përplasje pas vendimit që dëshmia e Nuredin Dumanit të bëhej me dyer të mbyllura.

Në shenjë proteste kundër këtij vendimi, të pandehurit kanë braktisur sallën e gjyqit.

Lala gjithashtu theksoi se dëshmia e Dumanit është prova kryesore e prokurorisë për të provuar akuzat ndaj pjesës më të madhe të të pandehurve.

“Prokuroria ka menduar se seanca duhet të jetë me dyer të mbyllura. Ka pasur përplasje mes të pandehurve dhe avokatëve sepse sipas tyre procesi duhet të jetë transparent. Në këtë gjykatë historikisht të penduarit janë rrëfyer me dyer të mbyllura. Në mënyrë demonstrative kur u mor ky vendim të pandehurit dhe avokatët u larguan nga salla e gjyqit. Duke qenë se dëshmia e Dumanit është prova kryesore e prokurorisë për të provuar akuzat ndaj pjesës më të madhe të të akuzuarve, është në interesin e të pandehurve që të rrëzojnë këtë dëshmi”, tha Klodiana Lala.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More