Mickoski në Samitin BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel

nga Xh M

Bruksel, 17 dhjetor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski prej nesër do të qëndrojë për vizitë dyditore të punës në Bruksel ku do të ketë takime me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe përfaqësuese e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Kaja Kallas, me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sançez dhe me kryeministrin e Polonisë, Donald Tusk, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Kryeministri Mickoski bashkë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski dhe ministrin e Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani do të marrin pjesë në Samitin BE- Ballkani Perëndimor në Bruksel në të cilin për herë të parë do të kryesojë kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

Në Samit do të bisedohet për integrimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes Planit të rritjes, si dhe për çështje të jashtme, të sigurisë dhe emigrimit.

Gjithashtu, kryetari i Qeverisë, Mickoski do të marrë pjesë në Samitin e Partisë Popullore Evropiane.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More