Çeku: Muzeu i Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri do të dokumentoj krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve

nga D V

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, Çeku ka thënë se është siguruar edhe buxheti i nevojshëm.

“Sot përfundimisht i hapim rrugë Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri. Ky vendim vjen si rezultat i punës së një grupi punues me përbërje nga institucionet. Muzeu ka për qëllim dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Muzeu fillimisht do të themelohet si njësi e veçantë në kuadër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, e pas hyrjes në fuqi të Ligjit për muze si institucion. Nga sot do të nisim hapat e nevojshëm për jetësimin e këtij vendimi. Ne tashmë kemi siguruar buxhetin e nevojshëm”, u shpreh Çeku.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More