Shkup, 19 dhjetor – Drejtori i Byrosë për Siguri Publike në MPB, Aleksandar Janev, sot (19.12.) ka përcjellë ushtrimin simulues të organizuar nga Njësia për parandalim i SPB Shkup, në bashkëpunim me Klinikën për kirurgji plastike dhe rekonstruktive në Shkup dhe Kryqit të Kuq të RMV-së, me temën për rreziqet shëndetësore nga përdorimi i paligjshëm i mjeteve piroteknike, i cili u realizua në qendër të Shkupit, në sheshin “Maqedonia” (në afërsi të Porta Maqedonia).

Ushtrimi, kumtuan nga MPB-ja, i cili u ndoq edhe nga nxënësit e dy shkollave të mesme të Shkupit – “Marija Skllodovska Kiri” dhe “Vllado Tasevski”, paraqiti demonstrime konkrete të të gjitha rreziqeve shëndetësore për ata që përdorin mjete piroteknike – kryesisht lëndime në ekstremitetet (duart dhe këmbët), lëndimet në kokë dhe trajtimin e tyre.
“Praktikisht, ky aktivitet është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme parandaluese të policisë së Maqedonisë në segmente të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve, të cilat zhvillohen në hapësirat e të tetë sektorëve për punë të brendshme në kuadër të Byrosë për Siguri Publike të MPB-së”, kumtuan nga MPB-ja.

Duke iu drejtuar gjimnazistëve pjesëmarrës në ushtrimin demonstrues, drejtori Janev theksoi se mjetet piroteknike nuk kanë qenë dhe nuk mund të jenë mjet argëtimi apo festimi, veçanërisht jo për fëmijët dhe të rinjtë, ndërsa rëndësinë e mesazhit që nxënësit e shkollave të mesme të dërguara përmes posterave: “Stop fishekzjarreve – të rrezikshme, të dëmshme dhe aspak “cool”!