Agron Gjekmarkaj takohet me qytetarët e Lezhës: Ky është dimri i fundit i keq për shqiptarët

nga Xh M

Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtues i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ishte këtë të shtunë në një takim me qytetarët e këtij qyteti.

Në një reagim në Facebook, ai ka ndarë disa foto nga takimi, ndërsa shprehet besimplotë se PS do të rikthehet në qeverisje.

Reagimi i plotë:

Takim festiv me demokratë e qytetarë të Lezhës

Në këtë mbrëmje që na ka bërë kaq shumë së bashku, ju përcjell urimet e mija më të përzemërta ,Ju dhe familjeve Tuaja për gjithë kontributin, mundin dhe sfidat ndaj kauzave të PD. Njëkohësisht një përshendetje të veçantë keni nga Kryetari i PDSH-së Prof.Dr. Sali Berisha, i cili iu shpreh gjithë respektin për të gjithë atë që keni bërë në emër të opozitës.

Ne kemi kaluar rrugë të mundimshme dhe përvoja të vështira por falë qëndresës, përkushtimit dhe guximit kemi arritur hapa suksesi në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More