Nesër dhe pasnesër pa energji elektrike një pjesë e Shkupit

nga Xh M

Shkup, 22 dhjetor – Një pjesë e shfrytëzuesve nga komunat Aerodrom, Kisella Vodë dhe Saraj nesër do të jenë pa energji elektrike, ndërsa pasnesër ata nga komuna e Karposhit.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave të Qytetit të Shkupit, për shkak të operimeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, nesër nga ora 07:00 deri në ora 16:00, përdoruesit do të jenë nga rruga “Bozhin Nikollov “, “Haxhi Trajko” dhe “Lisiçe e Epërme”, në pjesën drejt fshatit Lisiçe e Poshtme.

Nga ora 08:30 deri në 16:00 do të jenë pa energji elektrike përdoruesit nga objektet në rrethinën e Liqenit – Treska në Saraj dhe nga ora 11:00 deri në 15:00 nga një pjesë e rrugës Milan Mijallkoviq.

Të martën, më 24 dhjetor, nga ora 19:00 deri në ora 12:00, pa energji elektrike do të jenë përdoruesit e një pjese të rrugës Strushka në Komunën e Karposhit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More