Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës do të publikojnë detaje të inciativës për përmirësimin e cilësisë së ajrit

nga D V

Shkup, 23 dhjetor – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, në një ngjarje të përbashkët në Qeveri do të kumtojnë detaje të iniciativës për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Bëhet fjalë për iniciativë e cila do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, uljen e rrëmujës në komunikacion dhe zhvillimin e zgjidhjeve moderne të transportit që janë efikase energjetike dhe në dispozicion për të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor.

Kjo ngjarje, shtojnë prej atje, e konfirmon përkushtimin e dy ministrive për realizimin e projekteve inovative të cilat do të kontribuojnë në mobilitetin e qëndrueshëm dhe të gjelbër në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More