Shkup, 23 dhjetor – Për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Manastir – Resnjë përmes qafës malore Gjavatë, vendoset ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese.
Nga ora 14:00 për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Resnjë – Ohër përmes qafës malore Bukovë, vendoset ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese.
Më herët nga LAMM njoftuan se është vendosur ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese, në aksin rrugor Dibër – Mavrovë, Tetovë – Kodra e Diellit dhe Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës.
Nga LAMM njoftojnë se nga ora 11:55 është vendosur ndalesë e qarkullimit të automjeteve të rënda transportuese në rrugën Dibër – Mavrovë.
Nga ora 12:15 për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Tetovë – Kodra e Diellit vendoset ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda transportuese, ndërsa për llojet e tjera të automjeteve është i detyrueshëm përdorimi i pajisjeve dimërore.
Nga ora 12:15 për shkak të reshjeve të borës në aksin rrugor Gostivar – Kërçovë përmes qafës malore të Strazhës ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda të mallrave.