Mickoski takohet në Washington me Aleksandër Kasanov, zëvendës ndihmës-sekretarin amerikan për Ballkanin Perëndimor

nga Xh M

Uashington, 19 shkurt – Kryeministri Hristian Mickoski në kuadër të vizitës së tij në Uashington, sot realizoi tkaim me zëvendës ndihmës-sekretarin për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof, ku u bë fjalë për integrimet evropiane dhe pengesat me të cilat po përballet vendi në atë plan.

“Realizova takim me Aleksandar Kasanof, i cili është zëvendës ndihmës-sekretar për Ballkanin Perëndimor, si për shtyp dhe për diplomacio publike në byronë për çështje evropiane dhe euroaziatike të Departamentit të Shtetit. Biseduam për gjendjen në shtet, integrimet evropiane dhe pengesat me të cilat po përballet vendi në atë plan. Kemi ide, kemi plan, Maqedonia ka miq!”, kumtoi në faqen e toj në Fejsbuk kryeministri Mickoski.

Ambasadorja amerikane, Anxhela Ageler sot tha se ndjen kënaqësi që kryeministri dhe anëtarët e Kabinetit të tij janë sërish në Uashington.

“Më vjen mirë që kryeministri dhe anëtarët e Kabinetit të tij ndodhen në Uashington. Fakti që ai tashmë disa herë është atje prej se e mori pozitën e tij si kryeministër, njejtë si shumë ministra të tjerë, vetëm flet për afërsinë e marrëdhënieve tona dhe në shumë mënyra tregon se ne so SHBA dhe Maqedoni e Veriut në mënyrë bilaterale mund të bashkëpunojmë. Pres që ai bashkëpunim të prëforcohet”, tha Ageler në përgjigje të pyetjes së gauetarëve pas pranim-dorëzimit të automjetit mobil operativ të kryqit të kuq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More