Kaluan 6 muaj, ndryshime kushtetuese nuk ka/ Taravari: Duhet të ulemi me liderët e VLEN-it dhe të vendosim çfarë më tutje

nga Xh M

Shkup, 23 dhjetor – Kaluan 6 muaj ndërsa koalicioni VLEN nuk e ka plotësuar premtimin për ndryshimet kushtetuese dhe zhbllokimin e procesit eurointegrues, akuzojnë partitë opozitare.

Sipas BDI-së, VLEN manipulon ndërsa afati 6 mujor skadoi për rishqyrtimin e pjesëmarrjes së tyre në qeveri.

Dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare kërkuan edhe nga ASH, krahu i Ziadin Selës.

Ministri Arben Taravari tha se kryetarët e partive të VLEN-it duhet të ulen dhe të bëjnë strategji se si më tutje.

Ndërkohë VMRO-DPMNE nuk pajtohet që të hapet Kushtetuta pa garanci që të mos ketë bllokada të reja në të ardhmen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More