Tre zjarre aktive në rajonet e komunave Prilep, Makedonski Brod dhe Çashkë

nga Redaksia

Shkup, 6 korrik – Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se deri në orën 8:00 janë regjistruar tre zjarre aktive në territorin e vendit.

Siç publikoi QMK, aktiv është zjarrin në fshatin Beshishtë të Prilepit, ku po digjet një pyll i përzier.

Në fshatin Creshnevë, lokaliteti Cero Pole, në komunën Makedonski Brod, është aktiv një zjarr në një pyll me lisa dhe shkurre të degraduara.

Nuk është shuar edhe zjarri në komunën Çashkë nën Solunska Glava, midis vendeve të quajtura burimet e Babunës dhe Babina Dupka. Zjarri është një zjarr pyjor dhe aktualisht, thekson QMK, nuk ka flakë aktive, por vetëm tym në një zonë shkëmb.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More