Disa nga transportuesit privatë në Shkup qarkullojnë me kapacitet të reduktuar

nga Xh M

Shkup, 26 dhjetor – Në prag të festës së Vitit të Ri, disa nga transportuesit privatë do të lëvizin me kapacitet të reduktuar. Transportuesit privatë thonë Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) ka borxhe të papaguara ndaj tyre.

Disa nga transportuesit privatë, të ndarë në paketa që përfshijnë disa linja urbane, sigurojnë se nuk do të ulin kapacitetet e tyre dhe gjatë festave të Vitit të Ri do të lëvizin sipas orarit të rregullt.

Drejtori i Ndërmarrjes së Transportit Publik, Dragi Kushovski, nuk u përgjigj nëse vendimi i disa kompanive private për zvogëlimin e orareve do të krijojë kolaps trafiku gjatë festave të fundvitit.

Edhe pse Këshilli i Qytetit të Shkupit ka marrë vendim për rritjen e pagesës për kilometër për transportuesit privatë në 20 denarë, një pjesë e tyre thonë se borxhet e papaguara u vështirësojnë gjendjen financiare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More