Kuvendi miratoi Ligjin për tekstet shkollore

nga Xh M

Shkup, 27 dhjetor – Kuvendi sonte miratoi Ligjin për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin fillor dhe Ligjin për arsimin e të rriturve.

Mbështetje nga deputetët morën edhe disa ligje në fushën e kulturës: Ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Ligji për ndryshimin e Ligjit për veprimtarinë filmike, Ligji për ndryshimin e ligjit për veprimtarinë botuese, Ligji për ndryshimin e Ligjit për Muzetë.

Deputetët miratuan edhe Ligjin për borxhin e Maqedonisë me kredi nga BE-ja sipas Marrëveshjes për hua për Instrumentin për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, pas procedurë të shkurtuar, si dhe Ligjin për ndryshimin e Ligjit për borxhin e Maqedonisë me kredi nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More