Dehari: Moment historik për të kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme!

nga Redaksia

Kërçovë, 8 gusht – Fatmir Dehari, kandidat për kryetar të Kërçovës ka njoftuar se të shtunën, më 9 gusht në Pallatin e Kulturës në Kërçovë do prezantohet projekti zyrtar i filmit ndërkombëtar, “SULTANES – MAZLLAM QAFES”.

“Të shtunën, më 9 gusht, në ora 12:00, në Pallatin e Kulturës – Kërçovë, do të prezantohet projekti zyrtar i filmit ndërkombëtar “SULTANES – MAZLLAM QAFES”.

Ftohen me respekt, intelektualët, afaristët dhe gjithë qytetarët të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë kulturore, që sjell në dritë një histori të fuqishme, domethënëse dhe frymëzuese për brezat e sotëm e të ardhshëm.”, bënë të ditur Dehari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More