“Natë kryesisht e qetë”, vetëm 21 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup

nga D V

Shkup, 1 janar  –  Mjeku Andon Çibishev njoftoi mëngjesin e sotëm se natën e ndërrimit të motomoteve, në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup gjithsej kanë kërkuar ndihmë 21 pacientë, përcjell TV21. Çibishev e konsideroi këtë si mbrëmje të qetë, ndërsa falënderoi edhe mediumet për shpërndarjen e këshillave nga institucionet shëndetësore.

“Në Klinikën Universitare të Toksikologjisë, mbrëmja dhe kujdestari e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht qetë. Janë kontrolluar gjithsej 21 pacientë prej të cilëve, 18 kanë qenë si helmim akut me alkool. Prej 18 rasteve, 4 janë të gjinisë femërore kurse 14 janë të gjinisë mashkullore. Te femrat, pacientja më e re është 17-vjeçare, kurse më e moshuara 27 vjeç. Te meshkujt, pacienti më i ri është 14-vjeçar, kurse më i moshuari është 38 vjeç. Si çdo vit, duhet ta potencoj se kemi më pak pacientë të helmuar se në vitin e kaluar. I falënderoj mediat që këshillat tona i përcollën te publiku dhe kjo shpresoj se ka kontribuar që këtë vit të kemi më pak raste”, tha mes tjerash Çibishev.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More