Kuvendi do të mbajë vazhdimet e tre seancave

nga D. V.

Shkup, 23 korrik – Kuvendi sot do të mbajë vazhdimet e tre seancave.

Në rend të ditës të vazhdimit të 60-të, mes pikave tjera është edhe Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike, me procedurë të shkurtuar, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rezervat e mallrave, me procedurë të shkurtuar.

Në këtë seancë është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan, produktet nga duhani dhe produktet e përafërta, me procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve në vazhdimin e seancës së 62-të është Propozimi i vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFILL”, në Republikën e Libanit.

Në rend të ditës së kësaj seance është edhe Propozimi i ligjit për veprimtari inovative, zhvillim shkencor dhe teknologjik dhe sipërmarrësi, me procedurë të shkurtuar, ndërsa në seancën e 63-të është Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, me procedurë të shkurtuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More