Ballkani perëndimor jashtë fokusit të Polonisë

nga Xh M

Varshavë, 2 janar – Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është i gatshëm që në vitin e ri të bisedojë me përfaqësues të Sofjes për të gjetur zgjidhje për rrugën tonë eurointegruese. Ai në intervistë tha se krerët europianë kanë mirëkuptim për argumentet e tij dhe idenë për ndryshimet kushtetuese me prapaveprim, megjithatë topin ia hedhin Bullgarisë.

“Mospasja e qeverisë, qeverisë së qëndrueshme, faktorëve të marrjes së vendimeve dhe e gjithë ajo që është realitet atje, e rëndon procesin dhe atëherë vendimi zakonisht është “e dini, Sofja nuk e pranon këtë”, tha Hristijan Mickoski.

Nga ana tjetër, analistët mendojnë se gjatë kryesimit të Polonisë me BE, që filloi më 1 janar, procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë në fokus.

“Agjenda reformuese do të shfrytëzohet si arsyetim për këtë, megjithatë, nuk po shoh asnjë sinjal nga përfaqësuesit e BE-së ose nga një qeveri e re bullgare, se do të donin të kenë mirëkuptim për kërkesat e qeverisë sonë”, tha Dimitar Nikollovski.

Sipas Nikollovskit, fokusi i Polonisë do të jetë në Ukrainë.

“Fokusi më së shumti do të jetë në marrëdhëniet me SHBA, pra për partneritetin transatlantik dhe për zgjerimin lindor – marrëdhëniet me Ukrainën dhe Moldavinë, sidomos për përkrahjen e Ukrainës në luftën me Rusinë”, deklaroi Nikollovski.

Përndryshe kryeministri Miskoski paralajmëroi se në mes të muajit do të udhëtojë në Uashington ku në takimet, mes tjerash, pritet si temë të jetë edhe rruga e Maqedonisë drejt BE-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More