Sot varrosen viktimat e familjes Arsllani

nga Xh M

Shkup, 4 janar – Një aksident tragjik ka tronditur Maqedoninë e Veriut natën e së enjtes kur një veturë që udhëtonte në afërsi të Shkupit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Vardar.

Aksidenti ndodhi të enjten, kur vetura, që transportonte pesë persona, humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Katër nga pasagjerët humbën jetën, ndërsa vetëm fëmija shpëtoi nga tragjedia. Viktimat janë pjesë e familjes Arsllani nga fshati Gërçeci në Komunën e Sarajit, afër Shkupit.

Ngjarja ka shkaktuar trishtim të thellë dhe ka lënë të tronditur mbarë vendin. Policia dhe autoritetet e sigurisë po hetojnë shkaqet e aksidentit. Në ndërkohë, është kryer edhe obduksioni i trupave dhe të njëjtit sot varrosen në varrezat e fshatit Gërçec.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More