KQZ-ja përcakton sot renditjen e partive politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit

nga D V

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), sot do të organizojë ceremoninë e tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Zgjedhjet parlamentare janë paraparë të mbahen më 9 shkurt 2025, dhe gjatë kësaj ceremonie do të përcaktohet renditja përfundimtare e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotim.

“Ju njoftoj se sot (e hënë, 6 janar 2025, ora 11:00, në Swiss Diamond Hotel) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në njoftim.

Ky proces është një hap i rëndësishëm drejt përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, duke garantuar transparencë dhe barazi për të gjitha partitë politike pjesëmarrëse.

Sipas kësaj liste numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More