Pas zjarrit të disa lokaleve te Tregu i Gjelbër në Prishtinë, policia jep detaje

nga D V

Në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri disa lokale, në rrugën “Ilaz Agushi”, në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në orën 05:41 dhe është cilësuar si “Zjarrvënie”.

Tutje në raport bëhet e ditur se nuk raportohet për të lënduar.
“ZJARRVËNIE, Rr. Ilaz Agushi, Prishtinë  20.02.2025 – 05:41. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri disa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More