Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë territori i Shqipërisë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në orët e mëngjesit mjegull e dendur / mjegullinë në zonat luginore si dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut.