Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit për sot, 9 janar 2025

nga D V

Territori Shqiptar do të vijojë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të vendit.

Më të theksuara në dy skajet veri dhe Jug të territorit. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave, por në sasi të pakta.

Ndërkohë në zonat malore në lartësinë mbi 1000 metra do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 19°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Durrësit dhe Fierit.

 

 

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More