Berisha: Nuk ka parlament derisa të mbizotërojë ligji

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në Kuvend se opozita “po zhvillon një betejë për ligjin, për Kushtetutën”, ndërsa deputetë të opozitës u përpoqën të bllokojnë seancën plenare të Kuvendit duke zënë vendet e ministrave, duke hedhur flakadanë, shihe me ujë dhe duke djegur kartonë.

“Ne qëndrojmë këtu për interesat tuaja, ne qëndrojmë këtu për Kushtetutën, ne qëndrojmë këtu për ligjin. Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor”, tha Berisha ndër të tjera, duke iu drejtuar qytetarëve.

Berisha shtoi se “parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë. Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë”.

“Kushtetuta dhe ligji janë feja jonë politike”, tha Berisha, teksa iu drejtua deputetëve të mazhorancës, duke theksuar që “mos të mbrojnë kriminelët”.

Sipas tij nuk ka më parlament “pa dorëzuar kriminelët”.

Gjatë seancës së sotme plenare opozita në formë proteste pengoi zhvillimin e punimeve normale, duke ndezur flakadanë si dhe zënë karriget e ministrave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More