Vdekja e të riut nga Podujeva, Bulliqi ngushëllon familjen Ahmeti

nga D V

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka ngushëlluar familjen Ahmeti, pas vdekjes së djalin të tyre, Fatlumit.

Bulliqi ka shkruar se vdekja e hershme e tij është humbje e madhe, transmeton Telegrafi.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ikjen nga kjo botë të Fatlum Ahmetit. Vdekja e hershme e tij është humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për ne që patëm rastin ta njohim personalisht. Në këto momente pikëllimi bashkëndiejmë me familjen, shokët e miqtë e Fatlumit”, thotë Bulliqi.

Tutje, ai ka shkruar “Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More