Shpëtohen 5 fëmijë dhe një i rritur, të cilët ishin bllokuar pas reshjeve të dendura të borës

nga Xh M

Koçan, 12 janar – Nga Qendra për Menaxhim me Kriza njoftojnë se 5 fëmijë dhe një i rritur janë shpëtuar pasi kishin mbetur të bllokuar nga reshjet e dendura të borës në fshatin Rajçani në komunën e Koçanit.

Nga QMK thonë se rasti është paraqitur në ora 09:53, ndërsa pas veprimeve të ndërmarra, personat në fjalë janë shpëtuar në ora 11:50.

“Në ora 11:50 personat janë nxjerrë me fuoristradë të një anëtari të Shërbimit Vullnetar të Shpëtimit Malor “Osogovo” nga Koçani dhe janë larguar shëndoshë e mirë dhe i janë dorëzuar prindërve të tyre”, thonë nga QMK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More