Uji në Shkup i sigurt për pije

nga D V

Shkup, 13 janar – Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt, tregojnë rezultatet nga egzaminimet e bëra fiziko-kimike dhe mikrobiologjike nga 42 pika matëse në qytet.

“Sektori i kontrollit sanitar në periudhën prej 08.01.2025 deri më 10.01.2025 ka marrë 116 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 116 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informojnë nga NP “Ujësjellës dhe kanalizime” Shkup.

Këto informacione nga ndërmarrja publike i publikojnë në kuadër të raportit javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e zbatuara nga Sektori për kontroll sanitar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More