Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur

nga Redaksia

Shkup, 18 gusht – Një aksident komunikacioni me pasoja tragjike ndodhi sot rreth orës 13:00 në rrugën Manastir–Resnjë, pranë vendit të quajtur “Sleçishte”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Në aksident u përfshinë dy automjete pasagjerësh: një “Mercedes” me targa të huaja, i drejtuar nga një 52-vjeçar nga Manastiri me banim në Gjermani, dhe një “Opel” me targa të Ohrit, i cili transportonte dy persona 20-vjeçarë nga Ohri.

Sipas MPB-së, 52-vjeçari nga Manastiri vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa një nga pasagjerët e “Opelit” ndërroi jetë më vonë në Spitalin Klinik të Manastirit nga plagët e marra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More