Ziadin Sela me plis në kokë në bastionin e Taravarit, çfarë do të thotë kjo?

nga I.A

Shkup, 13 janar – Ziadin Sela sëfundmi ka vizituar Gostivarin, që ndryshe njihet edhe si bastion i Arben Taravarit. Pasi ky i fundit për dy mandate radhazi fitoi në këtë Komunë. Megjithatë, kur Sela vizitonte Gostivarin në të kaluarën pritej nga Taravari, por tashmë meqë kanë ndarë rrugët kanë ndryshuar edhe mikëpritësit e Selës në këtë qytetet. Megjithatë, nga gjitha vizitat që ka bërë deri tani Sela vetëm në Gostivar ka venduar plisin mbi kokë. Çfarë do të thotë kjo? A po përçon mesazhe Sela se në këto zgjedhje lokale fokusin do ta ketë edhe në Gostivar, shkruan Zhurnal.

Sela me plise në kokë paralajmëron se fokusi i tij do të jetë në Gostivar –

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në bashkëbisedim më qytetarët e Gostivarit javën që lamë pas, kishte vendosur një plis në kokë që ishte simbolikë e veçantë, që nuk e kishte praktikuar në takimet e tij të fundit në qytetet tjera.

Ai mes tjerash tha se nuk guxon askush të prek të arriturat shqiptare. Sela shtoi se shqiptarët nuk ju binden patronëve të huaj, pasi të drejtat e veta i kanë arritur me sakrificë dhe gjak.

“Përkatësia kombëtare nuk është ndjesi, është ajo se si kanë qenë babai dhe gjyshi im. Ajo se si flet, traditat, kultura, ndaj nuk do lejojmë që të fshihen këto veçori shqiptare. Po e hoqën balancuesin, e prekën e gjuhën, menduan se nuk do të ketë rezistencë dhe shqiptarët do të përballen me aktin e kryer. Por VLEN zgjodhën të mos reagojnë e t’i binden patronit. Nuk ishte rezistenca e 27 prillit vetëm për zgjedhjen e kryetarit të parë të parlamentit, ishte edhe për gjuhën dhe ne jemi të gatshëm ta çojmë këtë punë deri në fund… ASH ka qenë dhe vazhdon të jetë e pakompromisë për ta çuar këtë vend drejt BE-së, ashtu siç e çuam në NATO”, tha Ziadin Sela nga Gostivari.

Çfarë simbolizon qyteti i Gostivarit për Ziadin Selen?

Ziadin Sela identifikohet me qytetin e Strugës, por Gostivari ka simbolikë të veçantë. Sepse, ky qytet i nxjerri mikun e tij të përbetuar dikur, me të cilën filluan një kauzë të re. Por, jo shumë vite më vonë ky mik iu shndërrua në armik. Fjala është për Arben Taravarin.

Pra, historiku i rrugëtimit politik që të dyve dihet publikisht, dhe tani ndarja e rrugëve sigurisht që ka lënduar që të dy. Por, që inatet për ecurinë e idesë vazhdojnë akoma. Prandaj, edhe Sela e ka vizituar së fundmi Gostivarin.

E veprimi i tij ka simbolizuar që ky i fundit me shumë gjasë do të shpërfaq interes të jashtëzakonshëm që ta mposht Taravarin në Gostivar. Edhe pse, Arben Taravari, ministri i Shëndetësisë nuk do t’i prijë garës, Sela do ta konsideronte fitore të hatashme mposhtjen e kandidatit të Taravarit në Gostivar. Që me shumë gjasë sipas gjitha pritshmërive do të jetë, Valbon Limani, ushtrues detyre aktualisht po në këtë pozitë.

Megjithatë, javë më parë është diskutuar një ribashkim i mundshëm mes Selës dhe Taravarit por gjasat janë minimale duke marrë për bazë që edhe strukturat partiake tani më janë adaptuar me rifreskimin që ka ndodhur brenda një ASH-je për të cilën akoma nuk ka verdikt gjyqësor se kujt do t’i takojë, krahut të Selës apo Taravarit.

Kujtojmë që, Ziadin Sela bashkë me Taravarin themeluan LR PDSH-në, të njohur si Lëvizja për Reforma PDSH, që më pas iu bashkuan një numër i madh i qytetarëve për të përfunduar në Aleanca për Shqiptarët. Duke u bërë si partia më serioze në vend, që ishte shumë afër për të qenë partia e parë te shqiptarët. Por, ndodhën ngjarje të paprtishme, ku duhej një vendim për rreshtim në zgjedhjet e fundit. Me çka vendimi i Taravarit për tu bashkuar me LEN-in dhe i Seles vetëm apo me Frontin ishte momenti kur ndodhi plasaritja e parë në këtë parti.

Që atëkohë nuk ka pasur asnjë komunikim zyrtar apo privat mes Ziadin Seles dhe Arben Taravarit, duke u bazuar në atë që të dy kanë deklaruar. Zgjedhjet e ardhshme lokale do të jenë vendimtare edhe për fatin e dy politikanëve Sela – Taravari, do të kenë sinjale ribashkimi apo do të thellohet edhe më shumë ndarja.

Nuk duhet të harrojmë që plisi i Selës në kokë në Gostivar është tregues i qartë që ky i fundit mendjen e sytë i ka nga Gostivari, me çka do të punojë me gjithë mekanizmat, fuqitë e tij për ta fituar Taravarin në Gostivar. /Zhurnal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More