Spasovski: I vetmi përgjegjës në Kuvend është Afrim Gashi

nga D V

Shkup, 16 janar – Pasi Kuvendi e konfirmoi dorëheqjen e deputetes Ilire Dauti nga funksioni i kryetares së Komisionit Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, vazhdoi seanca e 30-të plenare. Rendi i ditës ende nuk është votuar, ndërsa  është dhënë pushim një orë me kërkesë të koordinatorit të LSDM-së Oliver Spasovski.

Spasovski në një vërejtje procedurale ka reaguar se pse disa zgjidhje ligjore edhe pse kanë arritur në Kuvend, madje edhe para 15 ditë presin të vendosen në procedurë parlamentare, ndërsa të tjerat që vijnë vonë në mbrëmje menjëherë vendosen në procedurë parlamentare.

“Mendoj se më në fund pas gjashtë muajsh duhet të kuptoni që jeni zgjedhur kryetar i Kuvendit. Nuk është koha vetëm  për apele. Ne dje i morëm zgjidhjet ligjore në orën 17:06. Thashë një herë dhe  do ta përsëris –  i vetmi përgjegjës është Afrim Gashi është dhe askush tjetër në këtë Kuvend. Nuk mund për disa tekste ligjore të thoni se ke të drejtë të interpretoni Rregulloren. Kur ju pyeta për tekstet ligjore që janë dorëzuar në Kuvend dhe i keni ruajtur për 12, 13 apo 15 ditë pa i dorëzuar në Kuvend, edhe pse në Rregullore thuhet  në afat prej tre ditëve jeni të detyruar t’ua dorëzoni deputetëve,  keni kërkuar miliona justifikime për ta bërë këtë. Sot kur vazhdoni në mënyrë kaq të vrazhdë të shkelni Rregulloren, nuk po jepni asnjë miratim”, tha Spasovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More