Besimtarët ortodoksë e festojnë Epifaninë – Ujin e Bekuar

nga Redaksia

Shkup, 19 janar – Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Epifaninë e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani pagëzuesi e ka pagëzuar Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet edhe Uji i bekuar për shkak të shërbimit të madh në ujë që kisha e kryen në këtë ditë.

Edhe këtë vit do të vazhdojë tradita shekullore e hedhjes së kryqit në ujërat e bekuar. Dioqeza ortodokse e Shkupit pranë KOM-AO do ta organizojë bekimin tradicional të ujërave në lumin Vardar dhe aktin e hedhjes së kryqit.

Siç deklaruan për MIA-n nga Dioqeza e Shkupit, këtë vit janë paraqitur mbi 200 qytetarë të cilët do të tentojnë ta kapin kryqin që do të hidhet në lumin Vardar.

Одбележувањето на празникот Богојавление ќе почне во 9 часот во храмот „Рождество на Пресвета Богородица“, каде што ќе чиноначалствува владиката Јосиф. 

Shënimi i festës do të fillojë në orën 9 me liturgji në kishën e ShënMërisë ku do të shërbejë peshkopi Josif.

Pas përfundimit të liturgjisë, në orën 11:30  peshkopi Josif, do ta hedhë kryqin në lumin Vardar.

Sipas besimeve, ai që do ta kapë kryqin, do ta ndjekë fati dhe bekimi tërë vitin. Kapja e kryqit do të thotë bashkim i njeriut me krishtin, ndërkaq besohet se me hedhjen e kryqit, ujërat bëhen të shërueshme.

Në vendin tonë, në pajtim me Ligjin për festat, Epifania – Uji i bekuar është ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoks.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More