Janevska nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve ju uroi tejkalim të suksesshëm të sfidave të reja

nga Redaksia

Shkup, 19 janar – Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se gjysëmvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme fillon nesër, 20 janar. Sipas kalendarëve të punës, viti mësimor në shkollat fillore dhe të mesme përfundon më 10 qershor, përveç maturantëve, për të cilët mësimi i rregullt përfundon më 16 maj 2025.

Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor, ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve ju uroi tejkalim të suksesshëm të sfidave të reja, duke theksuar se të gjithë duhet të kontribuojnë në ndërtimin e shkollave miqësore dhe të sigurta, në të cilat mbizotëron kultura e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit.

Këto, siç tha ministrja Janevska, janë parakushte të rëndësishme për përvetësimin e njohurive, aftësive dhe kompetencave cilësore, të cilat i formojnë të rinjtë si qytetarë të përgjegjshëm dhe udhëheqës të ardhshëm të një shoqërie gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të begatë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More