Një tridhjetë e gjashtë vjeçar është gjetur i vdekur në shtëpinë që u përshi në flakë në Çiflik të Dellçevës

nga Xh M

Një person ka humbur jetën nga zjarri pasi mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Çiflik të Dellçevës. Zjarri është raportuar në ora 05:22, ndërsa në vend ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve të Dellçevës.

“Sot, më 20.01.2025, në ora 05:22 minuta në SPB Shtip është raportuar se në fshatin Çiflik të Dellçevës ka rënë zjarr në një shtëpi në fshatin Çiflik të Dellçevës, në pronësi të D.D (36) person me probleme shëndetësore”, thuhet në kumtesën e SPV të Shtipit.

Nga ekipi i NJTZ Dellçevë zjarri është shuar, ndërsa në shtëpi është gjetur trupi i pajetë i pronarit.

Mjeku ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Është kryer ekpertizë nga ekipi inspektues nga DPB Dellçevë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More