Një i mitur kapet duke konsumuar alkool në një objekt hotelierik në Tetovë

nga Xh M

Me datë 30.05.2025 në ora 22.15 zyrtarë policorë nga SPB Tetovë, në zonën e Stacionit policorë-Tetovë kanë kryer kontroll aksion në objekte hotelierike lidhur me servirjen e alkoolit të miturve. Gjatë kontrollit të kryer në një objekt hoteliere në rrugën “Bane Stefanoski” në Tetovë, është konstatuar një i mitur nga Tetova të cilit i është shërbyer dhe ka konsumuar alkool dhe të cilit i është matur alkooli në gjak 0,50 promilë. I njëjti i është dorëzuar prindit të tij N.J. nga Tetova. Pas dokumentimit të rastit, për pronarin e objektit hotelierik do të përgatitet parashtresl përkatëse nga neni 204 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Shërbimi i pijeve alkoolike fëmijëve”).

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More