KEMM do të prezantojë pasqyrën statistikore për ankesat e pranuara dhe të përpunuara në vitin 2024

nga D V

Shkup, 21 janar – Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) sot në konferencë për shtyp do të prezantojë pasqyrën statistikore për ankesat e pranuara dhe të përpunuara në vitin 2024.

Kryetarja e Komisionit për ankesa pranë KEMM, Snezhana Tërpevska do të prezantojë një analizë të shkurtër të trendeve në raportimin mediatik dhe shkeljet më të shpeshta të Kodit të Gazetarëve dhe Udhëzimeve për raportim onlajn mediave.

Vetërregullimi mediatik është një mekanizëm i rëndësishëm për promovimin e përgjegjësisë në gazetari, për përmirësimin e besimit në media dhe për parandalimin e përmbajtjeve të dëmshme në media. Ky mekanizëm ndihmon në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, përmirëson cilësinë e përmbajtjes mediatike dhe inkurajon transparencën në informim, thekson KEMM në paralajmërimin për ngjarjen.

Më shumë detaje rreth ankesave të paraqitura në KEMM ndaj përmbajtjeve të caktuara mediatike, si dhe vendimeve të miratuara nga Komisioni për ankesa mund të lexohen në linkun në vijim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More