Vengu: Kontingjenti VII i anijes “Butrinti”, mision ndërkombëtar në detin Egje

nga D V

Kontingjenti VII i anijes “Butrinti” është nisur për një mision ndërkombëtar në detin Egje.

Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili ndau pamje nga nisja në misionin ndërkombëtar të anijes “Butrinti”.

“Nga Pashalimani drejt detit Egje, Kontingjenti VII i anijes “Butrinti”  niset për misionin ndërkombëtar për të përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet dhe shpëtuar jetë njerëzish”, u shpreh Vengu.

Ministri theksoi se ky është një tjetër kapitull përkushtimi dhe solidariteti në misionet e NATO-s.

Vengu shprehu mirënjohje për çdo sakrificë që bën këtë mision një histori suksesi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More