Tërmet është ndjerë në pjesët veriperëndimore të vendit

nga Xh M

Shkup, 24 janar – Tërmet është ndjerë në pjesët veriperëndimore të vendit, me intensitet prej tre ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

“Rrjeti telemetrik sizmologjik i Maqedonisë së Veriut, në stacionet sizmologjike të instaluara përreth territorit tonë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, sot në orën 14 e 39 minuta regjistroi dridhje, epiqendra e të cilit është 173 km në perëndim të Shkupit, në Republikën e Shqipërisë, me magnitudë lokale të Rihterit ML4.1. Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti është ndjerë në pjesët veriperëndimore të Republikës me një intensitet prej tre gradësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane”, thuhet në njoftimin e Observatorit Sizmologjik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More