Sulejmani: Prokuroria e Islam Abazit dha mendim pozitiv për aministinë e organizatorëve të 27 prillit

nga Xh M

Shkup, 24 janar – Prokuroria e udhëhequr nga Islam Abazi dha mendim pozitiv për amnistinë e organizatorëve të 27 prillit. Tani kur gjithë opinioni e di se pikërisht kjo Prokurori dha pëlqim për faljen e tyre, e pyesim Zijadin Selën nëse sërish do të vazhdojë t’i shërbejë “Frontit Evropian”. Për ne, në rend të parë janë interesat e qytetarëve dhe drejtësia, dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm në mbrojtjen e së vërtetës, theksoi në konferencën e sotme për media Driton Sulejmani nga Vlen.

Sipas Sulejmanit, nuk ekziston asgjë më e ulët se ajo të përdoren ngjarjet e dhimbshme, që të fitohen pikë politike, ndërsa pikërisht këtë e bën BDI, pa kurrfarë ndjenja të përgjegjësisë.

Sipas tij, Zijadin Sela, është në front me njerëzit që japin mendime pozitive për amnistinë e atyre që tentuan ta vrasin.

“Një nga deputetët më të lënduar ishte pikërisht Zijadin Sela. Për këtë, gjithë populli shqiptar solidarizohet dhe shpreh keqardhje. Tetë vite më vonë, kur bashkëpunëtorët e rinj të Selës ose ndoshta edhe më parë kanë bashkëpunuar, ndërsa tani publikisht, amnistuan njerëzit të cilët tentuan të lirohen nga Zijadin Sela. Përgjegjësia publike është e rëndë dhe jo kushdo që e merr përsipër arrin të ballafaqohet mirë”, tha Sulejmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More