250 milionë euro kredi për bizneset, Mexhiti: Aplikoni, interes vetëm për 1.95%

nga Xh M

Shkup, 28 janar – “Kompanitë tona vendase do të përfitojnë mbështetje prej 250 milionë eurosh. Sot miratuam vendimin për të ofruar mbështetjen financiare më të madhe ndonjëherë për bizneset vendase.

Këto 250 milionë euro do të jenë të disponueshme për investime dhe zhvillim, me kushte jashtëzakonisht të favorshme:
• Interes prej vetëm 1.95%;
• Afat shlyerjeje deri në 15 vite;
• Periudhë grejs deri në 3 vite;
• 0 denarë për shpenzime administrative.

Procedura do të jetë plotësisht transparente dhe e barabartë për të gjithë.

Kjo mbështetje synon hapjen e vendeve të reja të punës, rritjen e bizneseve dhe forcimin e ekonomisë.

Investojmë në të ardhmen e kompanive tona, shtetit dhe fëmijëve tanë!

Mbështetja është këtu – tani është momenti për të vepruar!”, ka shkruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More