Votimi nga diaspora, ambasada e Kosovës në Itali me një njoftim të rëndësishëm për votuesit

nga D V

Ambasada e Kosovës në Itali ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me procesin e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në njoftimin e bërë nga ambasada kërkohet nga votuesit që janë në Itali, që të dërgojnë sa më parë zarfet me votën e tyre, transmeton Telegrafi.

“I ftojmë të gjithë ata që kanë zgjedhur të votojnë përmes postës brenda Italisë (sipas procedurës së spjeguar në postimin më poshtë) që zarfet e tyre t’i nisin brenda datës 5 shkurt, në mënyrë që të arrijnë në kohë dhe vota juaj të konsiderohet e vlefshme”, vijon njoftimi.

Po ashtu, ju rikujtojmë se zarfin duhet ta dërgoni ekskluzivisht në kutinë postare në këtë adresë: Ambasciata Repubblica Kosovo, CS Fiumicino, Casella Postale 6000, 00054 Fiumicino RM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More