Sulmohet fizikisht një polic në Pejë nga pesë persona – përdoret edhe arma

nga D V

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident të dhunshëm që ka ndodhur në rrugën “Mikel Marku” në Pejë.

Një ankues mashkull, zyrtar policor jashtë detyrës, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri gjatë ngjarjes.

Sipas raportit, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit ka kërkuar tretman mjekësor pasi ishte sulmuar me mjete të forta nga katër të dyshuar të tjerë.

Ky i dyshuar është paraqitur në stacionin policor, ku gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë pistoletë.

Pas intervistimit, prokurori ka vendosur që ai të lirohet në procedurë të rregullt. Ndërkaq, katër të dyshuarit tjerë janë në arrati dhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes vazhdojnë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More