Më së shumti borë në Kodrën e Diellit

nga D V

Shkup, 31 janar – Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Berovë, Hanet e Mavrovës, Lazaropole dhe Kodrën e Diellit- zero gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit, 35 centimetra. Siç njofton DPHM, në 24 orët e fundit më së shumti reshje janë regjistruar në Pozhar – Radovish, 4 litra për metër katror, ​​në Kodrën e Diellit 3, në Kriva Pallankë, Strumicë dhe Ohër 2, si dhe në Prilep dhe Hanet e Mavrovës një litër.

Trashësia e sipërfaqes së borës në Hanet e Mavrovës është 16 centimetra.

Deri në orën 08:30 dy gradë janë matur në Krushevë, Manastir, Prilep, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Demir Kapi, 3 në Shtip, Kavadar, Shkup-Zajçev Rid, 4 në Gjevgjeli, Pretor, Veles, Shkup-Petrovec, si dhe 5 në Tetovë, Ohër dhe Vinicë.

Sipas DPHM-së, paraditen e sotme në disa lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës moti do të mbajë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare lokale në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 10 deri në 17 gradë Celsius. Në Shkup paradite do të ketë mjegull, gjatë ditës do të ketë mot me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More