Kasami vizitë në SHBA, takon udhëheqësinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA

nga Xh M

Nju Jork, 1 shkurt – Vizitën në SHBA e nisa me takimin me udhëheqësinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, ku biseduam rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët të cilët jetojnë anembanë botës.

I informova për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut, me theks të veçantë kontributin që po japim në avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

“VATRA” është organizata patriotike shqiptare e cila ka ndihmuar dhe ndihmon shqiptarët e Amerikës për intergrimin e tyre në SHBA, gjithashtu ka punuar dhe punon për lirinë dhe demokracinë e kombit shqiptar. Themelues të saj janë figurat emblematike Fan Noli, Faik Konica dhe patriot të tjerë shqiptarë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More