Takim Toshkovski – Angellovski nga KRSKRR: Siguria në komunikacion është prioriteti kryesor

nga D V

Shkup, 2 dhjetor – Ministria e Punëve të Brendshme dhe Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor janë institucione që janë shembull pozitiv i një marrëdhënieje partneriteti që jep rezultate reale si rritja e sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion. Kjo ishte konkluduar në takimin e sotëm të punës mes ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski me udhëheqësinë e KRSKRR dhe me kryetarin e sapoemëruar Goran Angellovski.

Siç informoi MPB, bashkëbiseduasit diskutuan për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të vazhdueshëm të dy institucioneve bazuar në qëllimin kryesor – përmirësimin e sigurisë në komunikacion.

“Në takim u dakorduan edhe për fushatat e planifikuara, të cilat KRSKRR i zbaton në vazhdimësi në bashkëpunim me ministrinë, veçanërisht me departamentet e parandalimit, duke mbuluar të gjitha aspektet e pjesëmarrjes së sigurt në komunikacion, si përdorimi i nevojshëm i rripit të sigurimit, drejtimi i automjetit me shpejtësi të përshtatshme, obligimi të mos përdoret  celulari gjatë drejtimit të automjetit dhe të tjera”, njoftojnë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More