Aksident i rëndë në afërsi të Vinicës, lëndohen gjashtë persona

nga Xh M

Në stacionin policor në Vinicë është raportuar se në rrugën rajonale Vinicë – fshati Smojmirovo, në afërsi të vendit të quajtur “Peklanska krstosnica”, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës “Seat Altea” i drejtuar nga S.R (49) nga fshati Crnik dhe makinës “Suzuki Grand Vitara” i drejtuar nga L.A.(53) nga Vinica.

Nga aksidenti lëndime të rënda ka marrë drejtuesi L.A., ndërsa lëndime trupore kanë marrë shoferi S.R. dhe bashkëudhëtarët e tij K.U (23), J.G (45) dhe dy të mitur, të gjithë nga Crniku. “Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i Drejtorisë së Punëve të Brendshme të Vinicës”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More